Gatti: Do japim jetën për të dërguar Juventusin në finale

Goli i Federico Gattit në minutën e shtatë shtesë, evitoi humbjen e Juventusit në gjysmëfinalen e parë të Europa League. Qendërmbrojtësi italian erdhi nga stoli dhe me kokë shënoi golin e barazimit 1-1.

24-vjeçari foli pas ndeshjes duke u shfaqur shumë optimist: “Do të japim jetën në ndeshjen e kthimit. Na pret një duel i zjarrtë dhe i vështirë, duhet të luftojmë për çdo top për të siguruar kualifikimin në finale.

Jemi gjallë, por duhet të jemi gati për takimin në Spanjë. Na pret një sfidë e rëndësishme në fundjavë, ndërkohë që të enjten do të luajmë ndeshjen e sezonit”, u shpreh Gatti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?