FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gatuzo: Juventus shumë më e fortë se ne, duhet ndeshje perfekte!

Pas ndërprerjes së kampionateve prej sfidave të Kombëtareve, Milani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Juventusit. Trajneri i kuqezinjve, Xhenaro Gatuzo, i ka pranuar diferenca mes te dyja skuadrave. “Nëse shohim numrat, nuk ka histori. Bardhezinjtë janë shumë më të fortë se ne, por duhet të bëjmë një ndeshje perfekte. Ata kanë një mentalitet të përkryer, madje duket sikur nuk djersitin në fushë, ndërsa Alegri është i zoti të ndryshojë fytyrën e skuadrës gjatë ndeshjes.

Kemi përgatitur 2-3 situata loje, në varësi të asaj që do të ndodhë në fushë. Nuk besoj se Juventusi po mendon më shumë për Real se sa për ne, pasi ajo skuadër është një makinë lufte, që duelon në të gjitha frontet.

Alegri? Ka qenë kapiteni im te Peruxhia, kur isha 16 vjeç, më pas e kisha trajner dhe e falënderoj për ndihmën që më ka dhënë. E kam zili aftësinë e tij, pasi nëse studion Juven nuk kupton asgjë. Ne duhet të luajmë si ekip në çdo cep të fushës, pasi fitorja ka shumë vlera për ne, duke u përpjekur të bëjmë garën e përkryer, garën e vitit”, u shpreh Gatuzo.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?