Gazeta spanjolle: Juventus shumë pranë qendërmbrojtësit të njohur

Juventusi është afër një marrëveshjeje për të nënshkruar me mbrojtësin e Villarrealit , Pau Torres, raporton gazeta spanjolle “Sport”. Kontrata e qendërmbrojtësit spanjoll skadon në vitin 2024 dhe nuk ka ndërmend të rinovojë marrëveshjen me klubin.

Tashmë ka pasur dy takime mes drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” dhe agjentëve të futbollistit, të cilat kanë nxjerrë përfundim pozitiv të negociatave. Klauzola e lirimit është 50 milionë euro, por mund të arrihet akord për një shifër më të ulët.

Juventusi tashmë po pret për ofertën finale kundrejt Villarreal për shërbimet e Pau Torres, për të kuptuar nëse klubi spanjoll do të marrë pjesë në kompeticione europiane sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?