FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari i “AS”: Çdo ditë që kalon, e shoh Guardiolën më afër Juves

Kanë kaluar 20 ditë nga lamtumira e Massimiliano Allegrit nga Juventusi dhe klubi italian ende nuk e ka gjetur trajnerin e ri. Në realitet klubi bardhezi është në tratativa të avancuara me Maurizio Sarrin, por nga Spanja vijojnë të dalin zëra të fuqishëm për Pep Guardiolën.

Trajneri aktual i Manchester City-it është ëndrra e madhe e klubit torinez, që synon të afrojë një nga trajnerët më të mirë në botë për të drejtuar Cristiano Ronaldon. Së fundmi ka qenë Manolete, gazetari i gazetës “AS” që shkruan për zhvillimet e fundit që po ndodhin me strategun spanjoll.

“Çdo ditë që kalon shoh gjithmonë edhe më shumë mundësinë që Guardiola do të përfundojë te Juventusi. UEFA mund të vendos që City të mos luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, por gjithçka mund të ndodh. Të shikosh atë duke i dhënë urdhra Cristiano Ronaldos, mund të jetë tërheqëse”, ka shkruar gazetari Manolete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari spanjoll nuk është i pari që hedh hipotezën që Guardiola është duke pritur vendimin e UEFA-s për Manchster City-in. Pep Guardiola me Ronaldon, mund të jetë një dyshe ëndrrash. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?