Gazetari napolitan: Juvja ka arritur një akord me Guardiolën, Sarri është plani B
Tashmë nuk është më një sekret: Juventusi po punon për të sjellë në Torino Pep Guardiolën në sezonin e ardhshëm. Shumë gazetarë, në Itali dhe Angli janë shprehur se skuadra torineze ka arritur një akord me strategun spanjoll, por problemi i madh është Manchester City, që nuk e lë të lirë trajnerin. I fundit që i është bashkuar këtij mendimi ka qenë gazetari pranë klubit të Napolit, Raffaele Auriemma. Në një intervistë për Radio Marte”, ai ka analizuar situatën në klubin torinez.
“Juventus para Maurizio Sarrit, ka kërkuar që të marrë Pep Guardiolën. Mund t’iu them edhe më shumë: ka arritur akordin me trajnerin spanjoll, i cili nuk mund të lirohet nga Manchester City. Sepse nëse dëshiron të largohet duhet të flasë me drejtuesit nga Katari, që nuk e lënë të lirë. Do të jetë e vështirë që të largohet nga një prej klubeve më të mëdha në botë. Vetëm më pas ka pasur kontakte me Sarrin, i cili do të qëndrojë te Juvja derisa Guardiola të lirohet nga City”, ka deklaruar gazetari italian, i cili njihet si shumë kritikë ndaj ekipit torinez. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

