Gega kujton titullin kampion te Partizani: Dita më e lumtur e jetës sime futbollistike!
12 maj 2019, si sot një vit më parë, Partizani i dha fund pritjes 26-vjeçare për të fituar titullin kampion. “Të Kuqtë” siguruan matematikisht trofeun mposhtën në derbi 2-1 Tiranën.
Një meritë të madhe për këtë trofe të të kuqve, kishte padyshim, trajneri Skënder Gega, i cili arriti ti kthente lavdinë të kuqve, pas afro 3 dekadash. Më pas ai u largua drejt Amerikës e pikërisht nga Shtetet e Bashkuara sot Gega kujton me nostalgji, këtë datë historike.
56-vjeçari ka postuar ditën një video në rrjetet sociale ku tregon momentin e vërshëllimës së fundit të arbitrit. “12 maji do të jetë gjithmonë dita më e bukur e jetës sime futbollistike”, shkruan Gega në diçiturën e videos së postuar.

KOHA JONË SONDAZH

