FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Giampaolo: Kjo është filozofia ime, nuk heq dorë asnjë milimetër!

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo nuk ka ndërmend që të heqë nga filozofia e lojës së tij, pavarësisht se kuqezinjtë u mundën në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Udineses. Në prag të duelit të radhës ndaj Brescias, ai ka sqaruar konceptin e tij për lojën e ekipit të tij.

 

“Është një grup futbollistësh që po stërviten mjaft mirë dhe i kam marrë përgjigjet që kam kërkuar. Disa gjëra duhet t’i vendosim në konceptin e të menduarit si kolektiv, por do të vijojmë punën që kemi nisur 50 ditë më parë. Nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër. Nuk është çështje moduli, por interesimi. Këta futbollistë janë profesionist të një niveli të lartë, që do të thotë që shqetësimet janë zero. Termometri i punës sime është qëndrimi i ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kërkoj durim dhe shpresoj që të jenë sa më shumë tifozë në “San Siro”. Është vetëm çështje kohë, qëllimi është që Milani të imponojë lojën e saj. Kam ndërmarr një rrugë që e di fundin. Unë jam i vetëdijshëm për historinë e Milanit, por vazhdoj me bindjet e mia. Mund të ndryshoj pozicionin e një futbollisti, por jo filozofinë dhe mendimin origjinal”, deklaroi Giampaolo. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?