Giampaolo: Milani shans i artë, ju tregoj momentin kur më telefonoi Maldini

Marco Giampaolo ka dhënë sot konferencën e parë si trajner i Milanit. Ish-strategu i Sampdorias është shfaqur i lumtur dhe optimist në daljen e parë për mediat italiane.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i lumtur dhe i motivuar, një klub me një histori të madh dhe mes më të njohurve në botë. Për mua do të jetë një mundësi e madh. Kam punuar dhe sakrifikuar shumë dhe mendoj se e kam merituar këtë shans. Tani duhet ta meritoj në fushë. Klubi më ka thënë që do më mbrojë nga ata që s’gabojnë kurrë. Erdha në momentin e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Telefonata e Maldinit? Isha në varkë dhe sa po zgjidhja litarët për t’u nisur nga moli në det të hapur për pushime. U detyrova të zbrisja dhe miqtë e mi vazhduan për pushime, ndërsa unë fluturova drejt Milanos me avion! Pesë vite më parë nuk pata frikë që ta nisja nga Serie C, një zgjedhje që mund të mbyllte karrierën si trajner.

Miqësia me Sarrin? E kam shumë mik! Shpesh darkojmë bashkë dhe flasim. Madje, i jam mirënjohës sepse kur ai u largua nga Empoli, i tha drejtuesve të klubit që të më merrnin mua, edhe pse drejtoja në Serie B me Cremonesen. Pastaj, ai e ka ndërtuar karrierën nga zero dhe ndaj me punë ia ka dalë, e vlerësoj jashtë mase. Përpiqem t’i vjedh diçka dhe ai përpiqet që të më vjedhë diçka”, deklaroi Giampaolo.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?