FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gianni de Biasi fiton trofeun që ka marrë edhe Antonio Konte

Një tjetër vlerësim, një tjetër çmim për trajnerin e kombëtares, Gianni de Biasi. Tekniku Italian ka marr  “Pankina e Artë Speciale”, vlerësim ky që i bëhet trajnerëve më të mirë nga Federata Italiane e Futbollit dhe Shoqata e Trajnerëve Profesionist në Itali.

De Biasi mori ëktë çmim në një ceremoni  të zhvillua në Koverçano ku ishin të pranishëm emrat më të mëdhenj të futbollit italian. Trajneri këtë trofe që e bëri atë hyj në historinë e futbollist shqiptar ia ka dedikuar të gjithë futbollistëve të kombëtares kuq e zi.

“Ia dedikoj këtë çmim të rëndësishëm djemve të mi. Është një nder i madh”, ishin fjalët e rastit të Xhani De Biazit. Kete çmim sezonin e shkuar e fitoi trajneri i kombetares italiane, Antonio Konte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?