Giuntoli nis punën te Juventusi, bëhet gati për një revolucion në merkato

Cristiano Giuntoli ka nisur sot punën si drejtor i ri i bardhezinjve, teksa e pret një verë e nxehtë ku do të ketë jo pak punë për të ndërtuar një ekip kompetitivë.

Klubi bardhezi ka vendosur që në ekip nuk ka të pashitshëm dhe që duhet të rinohet skuadra sa më parë, duke ulur shpenzimet sa më shumë të jetë e mundur.

Massimiliano Allegri kërkoi me ngulm rinovimin e kontratave të Rabiot dhe Milik, si dhe afroi Timothy Weah. Ndërkohë, të parët për shitje janë McKennie, Arthur dhe Zakaria, të kthyer nga huazimet. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus synon që të fitojë 50 milionë euro nga shitjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zonja e Vjetër” është e hapur të shesë edhe disa futbollistë të rëndësishëm si Szczesny, Bonucci, Alex Sandro, Daniele Rugani dhe gjithashtu për yllin e ekipit, Dusan Vlahovic, i cili pëlqehet nga Chelsea, United dhe Bayern.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shitje është edhe Federico Chiesa, i cili i pëlqen anglezëve të Neëcastle dhe Liverpool. Giuntoli pritet të bëjë një revolucion të vërtetë në sezonin e ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?