Gjesti i madh i presidentit të Realit për djalin e Reyes pas tragjedisë

Jose Antonio Reyes u nda nga jeta 3 ditë më parë, pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ku makina e futbollistit spanjoll ishte duke udhëtuar me më tepër se 200 km/orë.

Ai la pas një djalë 11-vjeçar, i cili jeton me të ëmën e tij. Por pa i kaluar ende mirë tronditja për humbjen e të atit, 11-vjeçari ka marrë një lajm mjaft të mirë nga presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez.

Ky i fundit, në një lidhje direkte me një program televiziv në Spanjë, deklaroi se do të marrë përsipër shpenzimet ekonomike të djalit të Reyes, deri në moshën 18-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ishte një gjest për t’u përshëndetur i presidentit madrilen, që tregoi edhe njëherë se futbolli di të japë edhe mesazhe të tilla humanizmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?