Gjesti i shëmtuar ndaj tifozëve, Ronaldo rrezikon arrestimin në Arabinë Saudite (VIDEO)
Al-Hilal mori një fitore 2-0 ndaj rivalit Al-Nassr. Cristiano Ronaldo arriti të realizonte një gol për miqtë, por gjyqtari kryesor e konsideroi pozicion jashtë loje portugezin.
Nuk ishte aspak një mbrëmje pozitive për yllin portugez, i cili u provokua shpesh herë dhe nga tifozët. Në përfundimin e takimit, Ronaldo ishte protagonist i një gjesti jo të bukur, ku ish-sulmuesi i Real Madrid preku pjesët e tij intime kundrejt tifozëve.
Në Arabinë Saudite, ky gjest është i paligjshëm dhe portugezi rrezikon arrestimin. Këtë ai e ka bërë dhe më parë ndaj fansave të Atletico Madrid në Torino, por atëherë Ronaldo u ndëshkua vetëm me një gjobë.

KOHA JONË SONDAZH

