Gjesti i turpshëm i atletit francez në Tokio që po bën xhiron në rrjetet sociale (VIDEO)

Lojërat Olimpike u mbyllën në Tokio, me një bilanc pozitiv dhe rekorde dhe performanca befasuese, përtej vështirësive të masave kundër pandemisë.  Si paradoks i këtij edicioni, ndoshta episodi më i kundërt me bukurinë e sportit vjen pikërisht nga një atlet francez, ditën e fundit të garave.

Bëhet fjalë për maratonistin francez Morhad Amdouni, i cili mbërriti në vendin e 17-të, rreth 6 minuta pas kenianit Eliud Kipchoge. Në momentin ku atletët e grupit ku bënte pjesë edhe Amdouni po afroheshin te tavolina e mbushur me ujin aq të nevojshëm për të mbyllur 42 kilometrat e maratonës, francezi bëri diçka të pamendueshme për një profesionist.

Duke vrapuar, iu afrua tavolinës duke rrëzuar gotat me ujë, ndërkohë që mori një për vete, duke lënë pa fjalë stafin aty pranë si dhe kolegët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?