Gjimshiti: Besojmë te kualifikimi në Champions, Interi për momentin ekipi më në formë
Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti ka folur së fundmi në lidhje me sezonin e tij te Atalantaq, kur mbeten edhe dy javë nga fundi. Bergamaskët pretendojnë vendin e katërt për të siguruar kualifikimin në Champions League dhe ndeshja e radhës ndaj Interit do të përcaktojë shumë, me zikaltërit që aktualisht kanë pesë pikë më shumë se Atalanta.
“Do të besojmë te kualifikimi në Champions derisa të ketë pikë në lojë. Pasi të përfundojë kampionati mund të kemi pendesa pasi kemi shpërdoruar shumë mundësi.
Por, kjo mund të përkthehet në një shtysë për ndeshjen ndaj Inter dhe në rast se nuk fitojmë në shtëpinë e tyre atëherë shpresat do të ishin minimale.
Do të na linte një shije të hidhur, por më pas do të shohim nëse do të luajmë në Conference League apo Europa League. Interi për momentin është skuadra më në formë e kampionatit”, deklaroi Gjimshiti.
KOHA JONË SONDAZH

