Gjimshiti rikuperohet nga dëmtimi, gati për duelet e qershorit me Kombëtaren
Lajme të mira për Kombëtaren nga Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i skuadrës nga Bergamo u largua i dëmtuar nga fusha e lojës në përballjen e fundit mes Atalantës dhe Salernitanës, por me sa duket nuk bëhet fjalë për një problematikë serioze.
Shtatlarti, në seancat e fundit është integruar me grupin, duke rritur mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës që në përballjen e kësaj fundjave me Veronën. Shtatlarti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës, por gjatë këtij sezoni ka pasur disa herë shqetësime fizike.
Lajmi i mirë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi pritet që Gjimshiti të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për dy ndeshjet e muajit qershor.
KOHA JONË SONDAZH

