Gjoka: Fitore e rëndësishme, por s’ka qetësi deri në javën e fundit

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka është shprehur shumë i lumtur pas fitores ndaj Skënderbeut. Ai është shprehur se ekipi i tij nuk duhet të vazhdojë me suksese ë tjera për të siguruar mbijetesën.

“Është e vërtetë që sot interpretuam mjaft mirë takimin, duke pasur parasysh edhe situatën në të cilën ndodhemi, ku kemi nevojë emergjente për të marrë pikë. Skënderbeu dihet tashmë kush është dhe nuk është aspak e lehtë të fitosh ndaj tyre, por ne ia dolëm me shumë sakrificë, të marrim këtë 3-pikësh me shumë vlera. Ribaj shënoi dy gola, por edhe Çinari e Lika punuan mjaft mirë? Është e vërtetë që jo vetëm këta të 3, por të gjithë futbollistët sot bënë një ndeshje mjaft të mirë dhe interpretuan në mënyrë perfekte takimin.

A ka qetësi te Vllaznia, pas kësaj fitoreje? Ne nuk kemi qetësi, deri në javën e fundit. Edhe sot fituam ne, por fitoi edhe kundërshtari poshtë nesh dhe diferenca është vetëm një pikë, ndaj nuk do të kemi qetësi, derisa të shpëtojmë matematikisht. Pse nuk vijnë tifozët në stadium? Në fakt numri i tifozëve ka ardhur në rritje, por sot mendoj se edhe orari ishte i papërshtatshëm. Të luash në këtë orë, nën një diell të fortë, më duket e papërshtatshme, ndaj duhen rishikuar oraret.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?