Gladbahu konfirmohet si “mace e zezë” për Bayernin, e ndal në “Allianz Arena” (VIDEO)

Borussia Monchengladbach ka arritur që të marrë një barazim me shumë vlerë 1-1 në “Allianz Arena” ndaj Bayernit.

Bavarezët e Nagelsmann e nisën vrullshëm dhe ia dolën të shënojnë dy herë me Mane në pjesën e parë, por në të dy rastet sulmuesi senegalez ishte në pozicion jashtë loje

Marcus Thuram në minutën e 43-të përfitoi nga një gabim i Upamecanos në mesfushë dhe u nise drejt portës duke arritur që të shënonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leroy Sane ia doli të rikthejë baraspeshën në minutën e 83-të, ndërsa Nagelsmann provoi në fund edhe Mathijs De Ligt si qendër sulmues, por edhe goditja e holandezit, u grushtua në mënyrë fantastike nga Sommer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?