Godin i jep lamtumirën mes lotësh Atleticos: Po largohem nga familja

Kapiteni i Atletico Madrid, Diego Godin ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet nga ky klub pas 8 vitesh. Mbrojtësi uruguaian njoftoi gjithçka në një konferencë për shtyp. “Do të jenë dt ndeshjet e fundit me Atleticvo Madrid”, kështu është shprehur i përlotur Diego Godin.

“Jam më shumë nervoz se në një ndeshje futbolli, i falënderoj të gjithë. Atletico për mua është më shumë se një klub, është një familje. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të vinte ky moment. U rrita si futbollist dhe si personal. U rrita me vlerat më të mira dhe u përpoqa që ta transmetoj edhe në këtë sport të mrekullueshëm. Kemi pasur biseda për rinovimin, por nuk arritëm marrëveshje. Jam krenar që isha pjesë e historisë së këtij klubi”, deklaroi Godin.

33-vjeçari ka luajtur 387 ndeshje me Atleticon që nga sezoni 2010, kur erdhi nga Villareal, duke shënuar 27 gola dhe duke fituar një kampionat në vitin 2014. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?