Godin: Ky Inter më kujton Atleticon që fitoi titullin kampion

“Shoh shumë gjera tek ky Inter që më kujtojnë Atleticon e sezonit 2013-14”. Diego Godin nuk ka dyshime, zikaltërit i kujtojnë ish-skuadrën e tij që fitoi titullin kampion në atë periudhë në La Liga. Inter sipas mbrojtësit ngjason në shumë aspekte me klubin spanjoll, për shpirtin e garës, dëshirës për të qenë të bashkuar.

 

“Inter dhe Atletico kanë shumë të përbashkëta. Mënyra sesi i përjetojnë ndeshjet. Të gjithë lojtarët në fushën e blertë japin maksimumin e tyre. Të pasurit një trajner që beson në forcën e ideve, për një lojtar është shumë e rëndësishme. Duhet të bëjmë njësoj siç bëri Atletico, t’i marrim ndeshjet një e nga një.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derbin e kam ndjekur nga televizori disa herë. Personalisht e di mirë sesi luhet një sfidë e tillë. E rëndësishme është që të mos zhgënjejmë tifozët. Një skuadër ka nevojë për ta, për shtysën që të japin. Përtej projekteve që kanë drejtuesit e klubit, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Ndaj kundër Milanit duhet të japim maksimumin për të mos i zhgënjyer.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?