Goditi me grusht Sane, Bayerni ndëshkon me gjobë të majme Sadio Mane

Bayern Munchen ka vendosur të ndëshkojë me një gjobë të majme sulmuesin Sadio Mane, pasi goditi me grusht shokun e tij të skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes 3-0 të bavarezëve ndaj Manchester City, në çerekfinalet e Champions League.

Me një komunikatë për shtyp, Bayern njoftoi se senegalezi nuk do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Hoffenheim për “sjellje të gabuar” dhe shtoi se do të “gjobitet”.

Sipas “Bild”, gjoba do të jetë e majme, plot 500.000 euro. Bëhet fjalë për një gjobë historike, që tregon edhe nivelin e pakënaqësisë së klubit me gjestin e Sadio Mane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?