Grabiti shtëpinë e Benzema-s, ekstradohet për në Spanjë ish-drejtori i ujësjellësit të Kurbinit
Në vitin 2019, kur u përball me Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, Karim Benzema u bë viktimë e një vjedhjeje të shtëpisë së tij. Francezi duket se është objektivi kryesor i hajdutëve.
Sipas informacioneve të “Marca” është gjetur personi përgjegjës për këto dy grabitje. Bëhet fjalë për Alfred Prodani nga Laçi, i cili drejtonte ndërmarrjen publike të ujësjellësit të Kurbinit.
Prodani u arrestua para disa muajsh falë ndërhyrjes së Interpolit dhe policisë shqiptare, ndërsa sot është ekstraduar drejt Spanjës.
fakt e ka bërë me dije, edhe përmes pamjeve, policia iberike: “Bashkëpunimi mes NCB të INTERPOL të Madridit dhe Tiranës ka mundësuar ekstradimin e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga sistemi i drejtësisë spanjolle, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Spanjës dhe Shqipërisë. Ky është Alfred Prodani, autori i dyshuar i grabitjes në shtëpinë e një futbollisti të njohur”.
La colaboración entre las OCN #INTERPOL de #Madrid y #Tirana han permitido la extradición de un ciudadano albanés buscado por la justicia española, gracias al convenio firmado entre #España y #Albania
Se trata del presunto autor del robo en el domicilio de un conocido futbolista pic.twitter.com/alZ3QW1o1e
— Policía Nacional (@policia) September 13, 2022
KOHA JONË SONDAZH

