Granit Xhaka bën një shkëputje nga futbolli: Në jetë ka gjëra më të rëndësishme

Granit Xhaka largohet nga Kombëtarja zvicerane duke humbur kështu ndeshjen e radhës ndaj Danimarkës. Mesfushori shqiptar pret të bëhet baba muajin e ardhshëm dhe për këtë arsye ka vendosur që të bëj pak pushim në mënyrë që të qëndrojë sa më pranë gruas së tij Leonita.

Mesfushori i Arsenalit ka deklaruar se ka vendosur t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij në këto, edhe me koston se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e klubit dhe përfaqësueses së tij shkruan The Sun.

Kapiteni i Zvicrës në një intervistë deklaroi se në jetë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli dhe ka njoftuar lojtarët dhe stafin teknik se do të qëndrojë 2 javë pushim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka disa gjëra në jetë që janë më të rëndësishme se futbolli si përshembull ai që do të bëhesh baba. Me Seferoviçin kishim rënë të gjithë dakord që do të jepte maksimumin me Irlandën dhe më pas do të ikte për t’i qëndruar pranë të shoqes. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me mua”, deklaroi lojtari i njohur. Bashkëshortja e tij pritet të lindë rreth mesit të muajit tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?