Granit Xhaka firmos me Leverkusenin, Arsenali arkëton 25 milionë euro

Granit Xhaka do jetë mesfushori i ri i Bayer Leverkusen në Bundesligë. Mesfushori shqiptar do lërë Arsenalin dhe për pesë vitet e ardhshme do jetë pjesë e Bundesligës, duke u rikthyer sërish në futbollin gjerman pas aventurës me Borussia MGladbach.

Tanimë gjithçka ka përfunduar, me palët që kanë gjetur akordin mbi bazën e 25 milionë eurove. Xhaka do të firmosë për 5 sezone me “aspirinat” duke luajtur sezonin e ri në Europa League.

30-vjeçari Xhaka do jetë nën urdhëratë e Xabi Alonsos, një prej ish-mesfushorëve më të mirë në botë, që tani drejton Leverkusenin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?