Granit Xhaka në listën e largimeve nga Asenali në verë
Granit Xhaka është në listën e largimeve të mundshme nga Arsenali. Edhe pse po kalon sezonin e tij më të mirë me fanellën e Arsenalit, mesfushori mund të shitet gjatë verës.
Sipas Daily Mail, “Topçinjtë” janë të përgatitur të dëgjojnë ofertat si për Tierney ashtu edhe për Xhakën si pjesë e përgatitjes së skuadrës.
Sipas CIES Football Observatory, 30-vjeçari vlerësohet 30 milionë euro, por pas një sezoni mbresëlënës, “Topçinjtë” mund të kërkojnë më shumë.
Marrëveshja aktuale e Xhakës skadon në vitin 2024, por ekziston një mundësi për ta zgjatur kontratën me 12 muaj shtesë.
KOHA JONË SONDAZH

