Granit Xhaka zbulon “sekretet” e Artetës se si e rilindi Arsenalin

Arsenali po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Premier League, teksa prej javësh udhëheq renditjen. Granit Xhaka, një nga liderët e “topçinjve” në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sports”, ka zbuluar disa nga sekretet e Artetës.

“Vetëm talenti nuk mjafton për të fituar trofe. Vetëm me  talent, nuk mund të arrish asgjë të madhe. Nëse na shihni në fushën e stërvitjes, do të vini re se sa shumë punojmë çdo ditë. Mikel ndryshoi dietën.

Ai ndryshoi shumë ushqime, yndyra e trupit të shumë lojtarëve ra shpejt. Këto janë detaje të vogla, por ato luajnë një rol të madh. Arteta kërkon shumë nga ne. Por ai gjithashtu dëshiron që ne të kërkojmë shumë nga njëri-tjetri. Çdo ditë 100%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të qenë i sinqertë, nuk kemi folur ende për fitimin e titullit. Por, nëse jemi kaq afër, pse jo? Unë jam një adhurues i madh i të ëndërruarit pak, por kjo nuk është një ëndërr, është diçka që mund ta arrijmë në të vërtetë”, deklaroi Xhaka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?