FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gravina: Vështirë se do të luhet në veriun e Italisë, duam ta mbyllim kampionatin

Seria A kërkon që të mbyllet me çdo kusht edhe pse mund të ketë vendime për një mbyllje ndryshe. Presidenti i FIGC Gabriela Gravina në një intervistë ka theksuar se titullin në tavolinë mund ta japë vetëm këshilli federal, por kjo nuk do t’i pëlqente askujt madje as Juventusit që kryeson kampionatin.

Gravina shtoi se titulli mund të fitohet vetëm në fushë. Për sa i përket rinisjes së kampionatit ai tha se gjasat janë që sezoni të fillojë por do të jetë shumë e vështirë të luhet futboll në veri të Italisë dhe sidomos në zonat më shumë të prekura nga koronavirusi siç janë Bergamo, Milano, Brescia apo Cremona.

Në lidhje me idenë për t’u luajtur në një qytet ai u përgjigj në këtë mënyrë: Është e pamundur të mendosh që sfidat të luhen në një qytet. Nyk mund të luhen 10 ndeshje në një fushë, në një fundjavë duhen 20 fusha stërvitore”, deklaroi Gravina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?