Greva në Angli rrezikon finalen e FA Cup mes City-it dhe United

Finalja e FA Cup mes Manchester City dhe Manchester United, e planifikuar për të shtunën më 3 qershor në Wembley, mund të shtyhet.

Federata Angleze e Futbollit po shqyrton hipotezën pas njoftimit nga “Aslef”, sindikata britanike e makinistëve, për grevë të transportit publik, në disa data për të kërkuar rritjen e pagave të punëtorëve.

Grevat janë planifikuar për të premten më 12 maj, të mërkurën më 31 maj dhe të shtunën më 3 qershor. Tifozët mund të hasin vështirësi të konsiderueshme për të shkuar në Londër nëse konfirmohet greva e transportit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?