Grezda: Kishim vështirësi fizike, ndikuan dhe kushtet ku luajtëm

Një ndër më të mirët në fushën e lojës te Kombëtarja, Eros Grezda e ka pranuar se gjendja  fizike e shumë lojtarëve, ndikoi në rezultatin e sotëm, ndërsa gjakovari theksoi se edhe bashkëpunimi me debutuesit nuk ishte në lartësinë e duhur.

“Në fakt provuam gjithçka, duke ndryshuar edhe skemën, por nuk ia dolëm të marrim rezultat. Mendoj se ndikuan kushtet në të cilat u luajt ndeshja, ndërsa kundërshtari ishte shumë më lart edhe fizikisht. Duhet të evidentojmë se sot debutuan disa lojtarë, me të cilët nuk është se ishim harmonizuar shumë dhe nuk arritëm të bashkëpunonim siç duhet.

A ndikon aktivizimi në gjendjen fizike? Patjetër që po, pasi të luash vazhdimisht mësohesh me ritmin e lojës dhe je më i fortë. Ne kishim dëshirë për të luajtur, por kjo nuk mjafton kur nuk je mirë fizikisht. Shpresoj që lojtarët që po luajnë pak, të marrin më shumë minuta, sepse kemi cilësi për t’u bërë një skuadër shumë e mirë”, ka thënë Grezda në intervistën pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?