Griezmann: Do të jetë e lehtë të luash me Messin

Antoine Griezmann ka deklaruar se do të jetë shumë e lehtë për të luajtur me Lionel Messin.

Kampioni i botës me Francën në një intervistë ka thënë se është i lumtur që do të luajë me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Do të jetë e lehtë, sepse ne të dy dëshirojmë të luajmë në hapësira të ngushta, të ndihmojmë, të shënojmë gola dhe të kënaqemi me futbollin”, ka deklaruar Griezmann.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se do të jetë e thjeshtë, edhe pse do të duhet ta kuptojmë lojën e njëri-tjetrit. Jam në dispozicion për të dhënë gjithçka për ekipin”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Griezmann u transferua te Barcelona për 120 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?