FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grizman drejt Barcelonës, Mesi i telefonon francezit për ta bindur

Antoni Grizman sezonin e ardhshëm mund të mos ta shohim më me fanellën e Atletiko Madrid. Destinacioni i ardhshëm me shumë mundësi do të jetë Barcelona.

Katalanët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të francezit që kap shumën e 100 milionë eurove. Për ta bindur Griezmanin, sipas mediave spanjolle është futur skenë edhe Lionel Mesi, i cili po mundohet ta bindë lojtarin të pranojë transferimin në “Camp Nou”.

Në fakt, këto përpjekje duken se po japin rezultat, pasi francezi po e sheh gjithnjë e më pranë transferimin te Barcelona. Drejtuesit katalanë po shpresojnë që marrëveshja të mbyllet përpara fillimit të Botërorit. Por në garë është edhe Reali i Madridit. Nuk është vetëm Mesi që dëshiron ta ketë shok skuadre Griezmanin, por edhe Ronaldo, i cili ia ka shprehur hapur presidentit Florentiono Perez dëshirën që bashkë me francezin ai të transferojë edhe portierin Jan Oblak.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?