Gruaja që skandalizoi miliona shikues, vodhi si eksperte gjatë ceremonisë në Moskë

I cilësuar si Botërori i surprizave, ky kampionat i zhvilluar në Rusi që u mbyll me fitoren e Francës si duket nuk mund të mbaronte pa një skandal.

Finalja e madhe u ndoq nga miliona njerëz nga e mbarë bota dhe u duk se gjithçka shkoi pa incidente deri në momentin final kur po ndaheshin medaljet.

Në ceremoninë e dhënies së medaljeve, një grua që qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin, u pa teksa merr një medalje dhe e fut në xhep duke menduar se askush nuk do ta vinte re edhe pse të gjitha kamerat ishin fokusuar në stadiumin “Luzhniki”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kohës që vepronte gruaja i buzëqesh presidentit Putin, i cili nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte pas shpinës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, disa i kanë dalë në mbrojtje gruas duke thënë se medalja ishte akredituar për të por deri më sot nuk është parë që të marrin medalje ata që i shpërndajnë…

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?