Grushta dhe kova me ujë, kombëtarja shqiptare e Regby bën gjithçka në Kamëz
Shqipëria tashmë ka edhe kombëtare regbie. Kuqezinjtë kanë luajtur edhe ndeshjen e parë ndërkombëtare edhe me kombëtare regbie.
Një ndeshje që ka marrë duartrokitjet e specialistëve të këtij sportive, duke e cilësuar ndeshjen premier si shumë pozitive. Por këtu nuk kanë munguar as grushtat, ku temperamenti i shqiptarëve ka qënë tepër i zjarrtë.
Emocionet kanë tejkaluar nivelin dhe grushtat kanë shoqëruar sportin e pazakontë në vendin tonë. Në përfundim të ndeshjes trajneri i Shqipërisë, Pieter Greban tha:
“Është një kënaqësi që drejtoj Shqipërinë. Natyrisht kemi shumë punë për të bërë. Djemtë u përpoqen dhe bënë një ndeshje të mirë. Mos të harrojmë se është vetëm ndeshja e parë për ta”.
Sa i përket kapitenit, Dejvi Dashi kjo ndeshje do të hyjë në histori.
Në momentin që trajneri britanik po jepte intervistë për “Rtv Ora” ka ndodhur diçka e çuditshme. Por i kënaqur është edhe Steven Gibs, kapiteni i GP Pioners.
“Jemi shumë të lumtur për ndeshjen. Po kalojmë shumë bukur në vendin tuaj. Ekipi shqiptar kishte disa djem të fortë që do të ecin në të ardhmen.” -përfundoi Gibs.
Edhe për zyrtarët e kësaj ndeshje qëllimi u arrit, pavarësisht nervave në disa minuta.

KOHA JONË SONDAZH

