“Grushti i Hekurt”/ Triumfojnë Nelson Hysaj dhe Alban Beqiri (VIDEO)
“Grushti i Hekurt” bashkoi boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që u zhvillua në sallën e lojërave “Feti Borova”. Ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte ajo mes Nelson Hysës dhe afrikanit Vikapita Meroro. Nelson Hysa ia doli me sukses ndaj boksierit që ishte gjithashtu kampion i Afrikës.
Ndeshja nuk shkoi përtej raundit të tretë nga tetë të mundshme teksa boksieri shkodran hodhi në tokë kundërshtarin në momentin e parë që e gjeti zbuluar.
Vikapita u dorëzua pa kushte teksa pati nevojë edhe për ndihmën e mjekëve, por çdo gjë më pas shkoi mirë. Në këtë formë, Nelson Hysa ia del me sukses të mbrojë titullin UBO duke u konfirmuar kampion.
Pas Hysës, një triumf fantastik arriti edhe Alban Beqiri. Një prej boksierëve më të mirë shqiptar fitoi përballë Vasil Negara në një përballje titanësh në ring.
Në fund me vendim unanim nga juria fitoi Alban Beqiri. Për boksierin shqiptar ishte triumfi i shtatë në po aq ndeshje. Pesë fitore Beqiri i ka arritur me knockout ndërsa 2 me vendim nga juria.

KOHA JONË SONDAZH

