Guardiola i mbyll “derën” Juves: S’ka vend më të mirë për të drejtuar

Telenovela Pep Guardiola mund të jetë një hap drejt fundit për kalimin e tij të mundshëm te skuadra e Juventusit. Manchester City ka përgënjeshtruar një largim të mundshëm të strategut gjatë kësaj vere, por zërat vazhdojnë të jenë prezentë në Spanjë dhe Itali. Gjithsesi strategu i njohur ka folur për faqen zyrtare të klubit pas një vizite që ka bërë në klubin satelitë të City-it, New York në Amerikë.

 

“Mendoj se nuk asnjë vend më të mirë në Europë se sa të drejtosh në Angli. Mund të bëj një krahasim me Spanjën apo Gjermaninë. Nuk ka vende të tjera që mund të jenë të ngjashme. Nëse do të shkoja në Angli, do të ishte njëlloj si në Spanjë, por s’ka ndonjë vend më të mirë. Në këto vende të vërshëllejnë nëse nuk fiton, këtu (Angli) nuk të mbështesin më pak. Unë kam një fanellë blu, jam një nga ju.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë moment jam pjesë e një grupi shumë të lumtur, për atë gjë të jashtëzakonshme që kemi arritur. Kampionati i fundit ishte një ndër rezultatet më të mira në karrierën time, për mënyrën se si arritëm që ta fitonim. Premier League është kampionati më i vështirë dhe kur je këtu e kupton. Kalendari është i ngjeshur, kundërshtarët janë të një kualiteti të lart, duhet të luash edhe në kondicione të veçanta të motit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Liverpooli ka qenë një kundërshtar shumë i vështirë, ishin vërtet fantastik, por ne pak më shumë. Kishim vazhdimësi dhe ishim konkret. Ideja jonë ishte që të luajmë gjithnjë me topin, në nivelin mbrojtës prioriteti është rikuperimi i topit. Vlejnë idetë tona, pa menduar për mbrojtjen. Jam në një klub që beson te mënyra e lojës, krijon një ide për futbollin. Më kujtohet që viti i parë ishte i vështirë, humbëm në Champions me Monacon dhe në kampionat nuk shkonim mirë, por njerëzit na mbështetën. Kemi të gjithë nevojë për kohë, por nuk mund ta harrojë ndihmën që kam marrë. Jam i lumtur që kam justifikuar ndihmën që kam marrë nga futbollistët. Më e mira do të vijë”, deklaroi Guardiola. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?