Guardiola: Humba 10 vite jetë ndaj Bayernit, fitojmë dhe në Gjermani

Manchester City mori një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme 3-0 ndaj Bayernit, duke hipotekuar kalimin në gjysmëfinalet e Champions League.

Tifozët kanë nisur të besojnë se ky është viti i duhur për të shijuar për herë të parë në histori trofeun me veshë të mëdhenj, por ka akoma rrugë deri në suksesin final.

Pep Guardiola vlerësoi performancën e djemve të tij, ndërkohë që theksoi se City do të tentojë fitoren edhe në “Allianz Arena”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ishte aspak e thjeshtë të fitonim 3-0 ndaj Bayernit. Emocionalisht jam i shkatërruar, kam humbur 10 vite jetë. Tani duhet të pushoj që të karikoj energjitë për ndeshjen ndaj Leicester City.

Swiss Digital Mobile Reklama

3-0 është një rezultat i jashtëzakonshëm, por nuk ka mbaruar. Unë e di mirë se çfarë do të thotë të luash në Bavari.

Sfida e kthimit? Do të ikim në Gjermani për të shënuar gol dhe për të fituar. Harrojeni që ne do të shkojmë atje për t’u mbrojtur”, u shpreh trajneri spanjoll.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?