Guardiola: Jam i impresionuar nga Interi, mund të na mundin në finale

Kanë mbetur dhe gati dy javë ku Manchester City do të përballet me Interin në finalen e Champions League më 10 qershor në Stamboll. Strategu i “qytetarëve” Pep Guardiola ka folur për “La Gazzetta dello Sport” për këtë sfidë. Ish-tekniku i Barcelonës dhe Bayern ka vlerësuar skuadrën zikaltër.

“Fillova të shikoja për disa minuta Interin, jam shumë i impresionuar nga ata në disa situata. Interi më bëri përshtypje me stilin e tyre të lojës. Thirra disa miqtë e mi që jetojnë në Itali për të më dhënë mendimin e tyre për zikaltrit.

Ata më thanë se duhet të qëndroj vigjilent sepse janë një skuadër serioze. Nuk ishte nevoja të ma thoshin sepse tashmë e kuptova në pak minuta që i pashë. Sigurisht që Interi mund të na mposhtë, ata e kanë fituar këtë trofe 3 herë dhe ne nuk e kemi fituar asnjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne duam të luajmë në mënyrën më të mirë që kjo të mos ndodhë. Që kur kam ardhur në Angli kam arritur të fitoj shumë tituj, ndonjëherë është e padrejtë të mendoj se nuk kemi një Champions League. Shpesh flasim me njëri-tjetrin dhe themi se duhet ta fitojmë. Edhe nëse nuk e bëjmë tani jam i sigurt që herët a vonë do ta fitojmë Champions League.” – tha Guardiola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?