Guardiola: Jam tifoz i Barcelonës, por do e dua gjithmonë City-in

Soccer Football - FA Cup Final - Manchester City v Manchester United - Wembley Stadium, London, Britain - June 3, 2023 Manchester City manager Pep Guardiola celebrates after winning the FA Cup REUTERS/Carl Recine

Pep Guardiola nuk mundi t’i përmbante lotët pas suksesit në FA Cup. Spanjolli tani hedh sytë nga Champions League. Ai shtoi se është tifoz i Barcelonës, por do ta mbajë gjithmonë neë zemër City-in.

“Tani, po, mund të flasim për “tripletën”. Sigurisht që ne kemi shanse të mira të fitojmë Championsin. Kemi bërë shumë mirë për qytetin tonë dhe tifozët tanë. Nuk e prisnim që ata të mbroheshin kaq ngushtë. Gjetëm më shumë hapësira në pjesën e dytë.

Nesër futbollistët mund të pushojnë. Ne kemi tri ose katër seanca për t’u stërvitur për Interin. Do të udhëtojmë të enjten në mëngjes pas stërvitjes. Ishte shumë e rëndësishme për ne sot. FA Cup është shumë e bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë jam një tifoz i Barcelonës, por do ta dua këtë klub për pjesën tjetër të jetës sime. E di që sot u kemi bërë tifozëve tanë një dhuratë të bukur”, deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?