Guardiola ka “makth” Interin, para 13 vitesh eliminoheshin nga Championsi

20 vite më pas Stambolli mirëpret një tjetër finale anglo-italiane. Në 2005, Liverpool-Milan u përplasën ndërmjet tyre duke dhuruar një nga finalet më të bukura në historinë e Champions League, tifozët shpresojnë shumë të përjetojnë një tjetër mbrëmje magjike.

Man.City dhe Inter përballen ndërmjet tyre në një sfidë zyrtare, këtë e bëjnë pikërisht në një finale Championsi që premton shumë, pavarësisht se në letër dy ekipet kanë diferenca të mëdha.

Pep Guardiola nuk ishte shumë i lumtur që përballë do të ketë një ekip italian, aq më tepër Interin, një skuadër që 13 vite më parë i nxori nga Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 2010, Pep ishte në drejtimin e Barcelonës së famshme, por zikaltërit të drejtuar nga Jose Mourinho i eliminuan nga faza gjysmëfinale në një sfidë dyshe që prodhoi emocione, por dhe kontestime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?