Guardiola më pranë Juves, ka darkuar me presidentin për t’u liruar nga City

Pep Guardiola vijon të mbetet një nga emrat më mundshëm për të marrë drejtimin e Juventusit gjatë kësaj vere, edhe pse shumë specialistë nuk e besojnë. Fjalët e fundit të thëna nga drejtori sportiv i bardhezinjve, Paratici: “Gjithçka është e hapur, por shohim për disa emra. I Kemi idetë e qarta”. Pavarësisht se Sarri shihet si zgjedhja më e mundshme, gazetari i “Rai Sport”, Paolo Paganini, i bashkohet grupit të atyre që besojnë se spanjolli do të marrë drejtimin e “Zonjë së Vjetër”.

“Guardiola ka takuar në Abu Dhabi pronarin e klubit, sheikun Mansour, të dy kanë folur edhe për një zgjidhje të mundshme për t’u larguar nga Anglia. Ky skenar, do të varet shumë edhe nga vendimi i UEFA-S për City-in, për shkak të rregullave të “Fair Play Financiar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paganini shkruan se Juventusi do të presë vendimin që do të merret për klubin anglez, ndërkohë që po mban kontakte edhe me trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino. Sarri sipas tij mbetet alternativa e tretë për stolin e bardhezinjve, teksa emri i tij është sponsorizuar nga mediat e mëdha në Angli. Tifozët bardhezi janë në pritje të zhvillimeve të radhës në klubin bardhezi, ku duket se java e ardhshme do të jetë vendimtare për të mësuar strategun e ri.

Më 14 qershor, është përfolur se do të prezantohet Guardiola në krye të bardhezinjve, por pritet që të shohim nëse ky skenar do të realizohet. Në ditët e fundit aksionet në burs pas zërave për një afrim të mundshëm të Guardiolës kanë prekur majat, ndërkohë që vetë trajneri spanjoll ende nuk ka dhënë asnjë indicie se do të largohet nga City. Fjala “Guardiola-Juventus” në Google është kthyer në më të kërkuarën në Itali nga tifozët e “Zonjë së Vjetër” që ëndërrojnë një tjetër goditje ëndrrash si Cristiano Ronaldo sezonin e kaluar. Në fakt edhe atëherë asnjë nuk besonte se ai do të vinte, por kur u prezantua në Torino, të gjithë mbetën gojëhapur. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?