Guardiola: Mos na krahasoni me ta, jemi ende larg këtyre tri klubeve
Pep Guardiola beson se skuadra e tij është në rrugën e duhur për t’u bërë një skuadër e madhe, por strategu spanjoll mendon se Barcelona, Bayern dhe Real Madrid janë ende larg tyre.
“Dekadën e fundit, një nga skuadrat e rritura më së shumti është Manchester City. Për t’u krahasuar me Barcelonën, jemi shumë larg në aspektin e historisë dhe trashëgimisë. Jemi shumë larg, sepse kemi një dekadë ecuri pozitive, por ajo që bëjmë është gjithnjë e më e mirë.
Mendimi im i përulur është se po hedhim hapa të vegjël përpara dhe çdo herë bëhemi më të mirë. Ne kemi fituar tituj, kemi grumbulluar 100 pikë në një kampionat, po luftojmë për të gjithë trofetë këtë sezon.
Në vitet e ardhshme do të jemi edhe më të mirë, me siguri. Megjithatë, mos na krahasoni me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayern Munich, sepse ato kanë histori të pabesueshme rezultative. Nëse duam të mbetemi në kujtesë, ne duhet të fitojmë gjithnjë e më shumë gjatë viteve, por ato klube janë një hap përpara në shumë drejtime”, deklaroi Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

