FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola ose Sarri, drejtori sportiv i Juventusit flet për trajnerin e ardhshëm

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, i pranishëm në një takim të “Football Leader 2019”, ka komentuar edhe zërat për trajnerin e ardhshëm të bardhezinjve, duke lënë të kuptohet se marrëveshja me Sarrin është pranë

“Është një rang trajnerësh, të cilët po i shqyrtojmë. Kemi ide të qarta dhe po punojmë. Nuk e kemi kohën e kufizuar, duhet ca kohë dhe më pas do ta zbulojmë se kush do të jetë”.

Sarri ka thënë që ka nostalgji për Italinë. Çfarë mendoni? E ka thënë, por këtë e thonë të gjithë italianët. Këtu haet shumë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sarri te Juventusi pas Napolit? Kam shumë miq në Napoli. Në këto ditë ka pasur shumë zëra, por unë kam preferuar për të qëndruar larg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keni pasur kontakte me Chiesa-n? Kemi një skuadër kompetitive dhe sa i përket merkato do të presim emrin e trajnerit. Do të bëjmë të gjitha vlerësimet e duhura pasi ta kemi prezantuar”, deklaroi drejtori sportiv i bardhezinjve. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?