Guardiola: Reali superior në Champions, i respektojmë por duam fitoren

Manchester City do të luajë nesër në mbrëmje sfidën e kthimit në “Etihad” ndaj Real Madridit. Në prag të sfidës, trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola ka dalë në konferencë për mediat, teksa ka vlerësuar skuadrën e Ancelottit.

“Unë gjithmonë i afrohem këtij kompeticioni duke menduar se çfarë mund të bëjmë. Natyrisht, ne e njohim Madridin. Por kjo nuk do të thotë se ne do ta kontrollojmë atë.

Reali në Champions superior? Nuk e di, nëse do ta dija do të përpiqesha të kopjoja metodën. Por do ta thoja këtë sepse ata gjithmonë kishin lojtarë të nivelit shumë të lartë. Kur e fituam me Barçën ishte sepse kishim lojtarë të nivelit shumë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kompeticion hyjnë në lojë shumë gjëra që as lojtarët dhe as trajnerët nuk mund t’i kontrollojnë. Ne kemi një plan, por edhe ata do ta bëjnë. Ne duhet të reagojmë shpejt nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç mendojmë ne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Motimi i lojtarëve? Nuk do ta them, por as nuk do të bëjmë ndonjë gjë të veçantë. Duhet të luajmë më të relaksuar dhe të jemi më fluid. Ata gjithashtu do të jenë më të relaksuar.

Në mendjen time po bëj mirë dhe po bind tifozët që nuk kemi për të bërë diçka ndryshe. Ne kemi ndjenjën se në shtëpi jemi më të lirë dhe se luajmë më të qetë. Nëse jemi vetvetja…Kam luajtur dhjetë gjysmëfinale dhe kam humbur shtatë. E di ndjesinë, por ka shumë gjëra që nuk munden të kontrollohet në botën e futbollit”.

Është një ëndërr e bërë realitet të jem këtu. Askush nuk na garanton të jemi këtu, kështu që pasi të kemi ardhur, ne shkojmë për të. Dhe të jemi bashkë në momente të vështira, sepse do të vuajmë. E di që fansat do të jenë me neve.Nuk do të na lënë vetëm. Në momente të vështira do të jenë me ne”.

Atmosfera në Etihad? Kjo ka rëndësi, por Real Madridi është përpara, i cili do të luajë një lojë të shkëlqyer. Ne duhet të përmirësojmë ndeshjen e parë, të përpiqemi të sjellim më shumë topa në sulm. Ne e respektojmë shumë Madridin, është një sfidë dhe ne shkojmë për të fituar”, përfundoi Guardiola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?