Guardiola s’ka të ngopur: Dua edhe më shumë nga Sterling

A mund të bëjë diçka më shumë një sulmues që shënon 3 gola brenda një ndeshje? Shumë mund të thonë që “Jo”, por Pep Guardiola mendon ndryshe. Trajneri i njohur spanjoll në një intervistë të dhënë së fundit para ndeshjes ndaj Tottenhamit, është shprehur se sulmuesi anglez mund të japë më shumë.

 

“Si ai ka 5 apo 6 në Premier League. Çdo skuadër pretendente për titull ka një kampion të tillë. Ky kampionat është i jashtëzakonshëm. Në debutim realizoi 3 gola dhe dëshiron gjithnjë më shumë. Nuk i kam parë ndeshjet e tjera, por Sterling luajti shumë mirë që nga fillimi, duke qenë shumë i rëndësishëm, por ne duam më shumë. Ishte vetëm ndeshja e parë e sezonit në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tottenham është një ekip i fortë. Pochettino ka bërë një punë të jashtëzakonshme, të pabesueshme do të thosha. Është një trajner nga më të mirët dhe që kur kam ardhur këtu, “Spurs” gjithnjë duelojnë për titull. Janë finalistët e Champions League”, deklaroi Pep Guardiola. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?