Guardiola tërbohet me Kloppin: Deklarata e tij më shqetëson, por është trajner i madh

Pep Guardiola është rikthyer të flasë pas deklaratës së Jurgen Klopp i cili e vendosi skuadrën e tij mes atyre që shpenzon shifra të frikshme çdo sension merkatoje. “Qytetarët” do të sfidojnë Liverpoolin të dielën në finalen e “Community Shield”, teksa strategu spanjoll ka një mesazh për kolegun e tij.

 

“Më shqetëson sepse nuk është e vërtetë që kemi shpenzuar 200 milionë paundë çdo sension merkatoje. Liverpool nuk është një ekip i vogël, ndaj nuk më pëlqen kjo deklaratë. Sezonin e kaluar kemi blerë vetëm një futbollist, Riyad Mahrez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të shpenzojmë 200 milionë çdo sezon. Ata shpenzuan 200 vitin e kaluar dhe këtë vit nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk e di se çfarë ndodh në klube të tjera si Barcelona, sepse nuk jam atje. Nëse ata thonë që e bëjnë, mund ta bëjnë. Me rregullat e Fair Play-t Financiar, nuk mund të bësh diçka të gabuar, pasi do të ndëshkohesh. Nuk mund të bëj komente për klube të tjera”, u shpreh strategu spanjoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas nuk mungoi as një vlerësim për Klopp-in për punën e jashtëzakonshme të bërë në krye të Liverpoolit.

“Një trajner klasi, i madh. Ka qenë shumë e vështirë ndaj tij sa herë e kemi sfiduar në sezonin e fundit. Mesazhet e tij janë gjithmonë pozitive në mënyrën se si luajnë lojtarët e tij.

Finalja? Kemi fituar thuajse çdo trofe, jo të gjitha. Është diçka e pamundur. Nuk është e mjaftueshme që të kesh lojtarët më të mirë në Europë, por më të mirë se sezoni paraardhës. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Jemi të gatshëm për këtë ndeshje për të dhënë më të mirën tonë”, deklaroi Guardiola. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?