Guindo është “arratisur”, kontratat bëhen problem për klubet e Superiores
Një ndër problemet e mëdha në fundin e këtij sezoni në Superiore janë padyshim edhe kontratat e futbollistëve, të cilët kanë përfunduar në fundin e muajit maj. Në Ballsh, Saliou Guindo nuk u paraqit në skuadër pasi pretendon se i ka përfunduar kontrata dhe nuk ka më asnjë detyrim ndaj klubit të Bylisit, ndërkohë që klubi pretendon të kundërtën.
Te Tirana, Michael Ngoo kërkon një rinovim për këtë periudhë, trajneri Egbo deklaroi se kjo çështje nuk ekziston. FIFA e ka lënë pezull këtë çështje duke e lënë në dorë të futbollistëve dhe klubeve për ta zgjidhur, pa specifikuar nëse rifillimi i sezonit do të thotë dhe zgjatje automatike e kontratës për futbollistët me skadencë deri më 31 maj ose 30 qershor.
Lojtarët e huazuar dhe ata në përfundim kontrate në këto kushte janë të lirë të zgjedhin nëse nuk arrijnë marrëveshje me klubet. Në Superiore, largimi i Guindos është një kambanë alarmi për çdo klub, në mënyrë që secila skuadër të mos dalë zbuluar në momentin e largimit të një lojtari. Rregullimi i kontratave në këtë fazë është një urgjencë për të gjitha klubet e Superiores.
KOHA JONË SONDAZH

