Gundogan: Po zhvillojmë sezon fantastik, synojmë fitoren e 3 trofeve

Kapiteni i Manchester City, Ilkay Gundogan, beson se skuadra angleze do arrijë t’i plotësojë objektivat sezonal.

“Kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë, jemi shumë pranë mbrojtjes së titullit, jemi në finalen e FA Cup, dhe po luajmë mundësitë tona për finalen e Champions League.

Ne duhet të fokusohemi në çdo ndeshje. Në këtë fazë të sezonit nuk ka rëndësi kush luan, duhet të ruajmë forcën e grupit dhe vetëm falë bashkimit ne fitojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të mbajmë këtë formë që kemi tani, në rast se duam të mbyllim një sezon fantastik. Duke luajtur në çdo 3-4 ditë, nuk kemi shumë kohë të pushojmë, ndaj ato ditë që kemi duhet t’i shfrytëzojmë”, deklaroi Gundogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Manchester City është drejt realizimit të një objektivi të madh sezonal, për të fituar “tripletën” e cila është fituar më parë nga një skuadër angleze në vitin 1999 nga United.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?