FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gunes merr leje, do të jetë në stolin e Turqisë ndaj Shqipërisë

Senol Gunes trajneri i ri i Turqisë do të jetë në stol në ndeshjen e 22 marsit ndaj Shqipërisë. Edhe pse do të marrë drejtimin e kombëtares me kohë të plotë duke filluar prej datës 1 qershor, trajneri aktual i Besiktasit ka marrë nga drejtuesit e klubit nga Stambolli, dritën jeshile për të qenë në stolin e Turqisë edhe në dy sfidat e para të kualifikueseve të kampionatit europian të vitit 2020 që do të zhvillohen në mars.

Trajneri Gunes i cili rikthehet te Turqia pas 15 vitesh do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj kuqezinjve në Shkodër por do ta drejtojë Turqinë edhe 3 ditë më pas në sfidën ndaj Moldavisë. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Turke e Futbollit dhe klubi i Besiktas.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?