Gurishta i jep lamtumirën klubit të Vllaznisë, ja postimi në rrjetet sociale
Erdenis Gurishta nuk është më pjesë e Vllaznisë. Pas gati 10 vitesh bashkëpunim, mbrojtësi i njohur i ka shtrënguar duart shkodranëve dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re.
Ai falënderoi të gjithë me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sa i përket së ardhmes, me shumë mundësi ai do të nisë një aventurë të re te Tirana, që e kërkon prej kohësh, por gjithçka pritet të mësohet në ditët në vijim.
Postimi i plotë (i pa redaktuar)
“Eshte e pamundun me i permbledh gati 10 vite ne disa rreshta por mendoj se e keni pa te gjithe pasionin dhe deshiren teme ne cdo ndeshje te lujtun. Padiskutim mirenjohes dhe falenderues gjithmone skuadres te zemres,qytetit tem dhe tifozeris te mrekullueshme shkodrane. Largohem me koken lart,i vetdijshem dhe shum i sigurte qe per kyt fanelle dhe per kyt klub dhashe gjithcka nga vetja jeme
Fanella e Vllaznis peshon shume ,ndaj gjithe keto vite djersita me krenari dhe perkushtim per kyt fanelle dhe jo vetem djers,kur ishte e nevojshme dhe gjak. Shiriti i kapitenit nuk eshte as titull as trofe individual por eshte pergjegjesi e madhe dhe nder,prandaj gjithe kto vite jam perpjek qe te jem nje shembull si ne fushe si jashte fushes.
Te filloj me falenderimet nuk do mbaronin shkurt por realisht i falenderoj te gjithe ato qe me kan qendru afer si ne t mire si ne t keq,te gjithe ato qe i kam pas afer keto vite,shoket e ekipit, trajneret, mjeket, fizioterapistet, punetoret, drejtusat, Presidentin Alban Xhaferi por padyshim falenderimi ma i madh i takon Allahut qe me dha shendet e te mira pafund. Shkodra dhe Vllaznia meritojn shume ma shume dhe uroj me gjithe zemer te vijne dita e sukseve te mëdha”.
KOHA JONË SONDAZH

