Gynesh: Sfida me Shqipërinë e rëndësishme
Për sfidat e ”Euro 2020”, trajneri i Turqisë, Senol Gynesh paralajmëron skuadrën e tij për peshën që ka ndeshja e 11 tetorit ndaj Shqipërisë por edhe për rrezikun që paraqet përfaqësuesja kuqezi, duke vlerësuar futbollistet që luajnë në Serinë A italiane dhe trajnerin Edi Reja. ”Ndeshja me Shqipërinë është më e rëndësishmja nga katër të mbeturat në këto kualifikuese. Mendojmë vetëm për fitoren. Nëse marrim maksimumin ndaj Shqipërisë mund të humbasim me Francën, e përsëri të jemi në pozita mjaft të mira për tu kualifikuar, pasi luajmë me Islandën në shtëpi dhe në Moldavi”.
KOHA JONË SONDAZH

