Haaland parakalon Salah dhe synon rekordin historik në Premier League

Erling Haaland është shumë pranë një rekordi historik sa i takon Premier Leagues. Bomberi norvegjez i Manchester City shënoi golin e katërt në triumfin 4-1 ndaj Arsenal duke regjistruar golin numër 33 në këtë sezon të Premier League.

Një shifër e cila e ndihmon të parakalojë Mohamed Salah në listën e golashënuesve më të mirë në elitën angleze. Egjiptiani i Liverpool ishte ndalur në kuotën e 32 golave në sezonin 2017/18, mirëpo tashmë kjo shifër është eklipsuar nga lojtari nordik.

Gjithsesi, Haaland ende nuk është në krye të listës së golashënuesve më të mirë në Premier League teksa rekordi mbahet nga Andreë Cole dhe Alan Shearer me të dy futbollistët që kanë shënuar 34 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi me shtatë ndeshje në dispozicion duket sikur Haaland e ka një mioson të thjeshtë arritjen e këtij objektivi. Norvegjezi ka statistika të frikshme këtë sezon me 49 gola në 43 ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?